Deputetja e LDK-së i drejtohet Haradinajt: Të qeverisës me vendin nuk është sport i lehtë

Aktuale

Deputetja e LDK-së i drejtohet Haradinajt: Të qeverisës me vendin nuk është sport i lehtë

Nga: N.H Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 17:07
Deputetja e nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook ka bërë një koment rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Bajrami ka pyetur se ka qenë ndonjë që nga viti 1999 në Qeveri dhe jashtë saj që nuk i ka shkuar mendja për një bllokadë totale ekonomike me Serbinë. 

Sipas saj, “kur kryeministri mori vendimin për taksën 10%, respektivisht 100% të gjithë e duartrokitem, por çka tani?!  Katër kryetarët e komunave veriore paskan dhënë dorëheqje, këto komuna paskan vendose te mos bashkëpunojnë me Prishtinën zyrtare”.

Ajo thekson se me qeverisë me vendin nuk është sport i lehte dhe se vendimet që janë të drejta shpesh janë të paimplemetushme.

Ja shkrimi i plotë:

Lufta tregtare (politike) me Serbine dhe situate ne Veri te Kosoves.

A ka kush qe nga viti 1999 ne Qeveri dhe jashte saj qe nuk i ka shku mendja per nje bllokade totale ekonomike me Serbine. 

Pyetja eshte: Perse masa te tilla nuk u ndermoren qe 20 vite? Sepse te gjithe mendonin per konsekuencat e nje vendimi te tille. Te gjithe e dime se si e beme shtetin, ne cfare faze gjendemi dhe se gjithmone do te na duhet mbeshtetja e miqve tone nderkombetar.

Kur Kryeministri mori vendimin per taksen 10%, respektivisht 100% te gjithe e duartrokitem, por cka tani?! 

Kater kreyetaret e komuave veriore paskan dhene doreheqje, keto komuna paskan vendose te mos bashkepunojne me Prishtinen zyrtare!!! 

Kryeminstri paska thene deklarohna neser!!! Situata eshte alarmante dhe tani ka shume mundesi qe miqte me te cilet Kryeministri nuk u knsultua te i duhen atij per ta nxjerre nga kjo situate. 

Me qeverise me vendin nuk eshte sport i lehte, vendimet qe jane te drejta shpesh jane te paimplemetushme. Vendi nuk qeveriset me vendimet populliste sepse duartokitjet zgjasin pak e shija qe lene mund te jete e hidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat