Sazan Ibrahimi, drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka deklaruar në Frontal në T7 se do të ketë problem për zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat me shumicë serbe, sepse siç kanë deklaruar ata shumë pak do të dalin në zgjedhje.
“Institucionet e Kosovës duhet të mendohen mirë se si të veprojnë në raport me këtë situatë të krijuar në veri të Mitrovicës për shkak të rrezikut që mos të dilet fare në këto zgjedhje, siç edhe është paralajmëruar”, megjithatë Ibrahimi tha se përkundër rrezikut që ka në veri ekzistojnë disa parti politike të cilat mund të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do t’i shpall presidenti i Kosovës.
Ai ka thënë se edhe pse ata zyrtarisht nuk e kanë ofruar dorëheqjen në MAPL institucionet e Kosovës duhet ta marrin këtë si fakt të kryer dhe ta procedojnë sipas ligjit për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ibrahimi gjithashtu ka deklaruar se në protestën e sotshme kanë marrë pjesë edhe kryetarë të komunave tjera me shumicë serbe.