Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje për projektet për ujë të pijes

Aktuale

Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje për projektet për ujë të pijes

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:38
Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje për projektet për ujë të pijes

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe përfaqësuesit e Bankave Unicredit dhe Raiffaisen që veprojnë në emër të Qeverisë së Austrisë, sot nënshkruan katër marrëveshje kredie për financim të projekteve për ujë të pijes dhe trajtim të ujërave të zeza në Kosovë.

Projektet kanë të bëjnë për ndërtimin e skemës për furnizim me ujë në Komunën e Ferizajt në vlerë 5.125 milionë euro, Komunën e Graçanicës në vlerë 5 milionë e 115 mijë e 108 euro, Komunën e Istogut në vlerë 5 milionë e 94 mijë e 246 euro, si dhe trajtimi i ujërave të zeza në komunën e Shtimes, vlera e së cilës është 2 milionë e 385 mijë euro. 

Gjatës ceremonisë së nënshkrimit ministri Hamza theksoi rëndësinë e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat përfituese.

Ai gjithashtu tha se me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve plotësohet hapësira për financim e krijuar me marrëveshjen për bashkëpunim financiar me qeverinë austriake.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e dy bankave falënderuan ministrin Hamza për kontributin e dhënë në përfundimin e suksesshëm të negociatave për finalizimin e këtyre marrëveshjeve duke theksuar kështu përkushtimin që këto projekte të implementohen sa më parë nga katër komunat përfituese. 

Ndryshe, muaj më parë nga ky program përfitoi edhe komuna e Podujevës, për të cilën u nënshkrua marrëveshja financiare për financimin e projektit sistemi për mënjanimin e ujërave të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat