Agim Bahtiri kërkon të bëhet kryetar i Mitrovicës së bashkuar

Aktuale

Agim Bahtiri kërkon të bëhet kryetar i Mitrovicës së bashkuar

Nga: N.H Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 19:25
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarëve të të 4 komunave në veri të vendit.

I pari i Mitrovicës Jugore ka bërë thirrje Qeverisë së Haradinajt që pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna.

Sipas tij, tani duhet të bëhet me një komunë, ashtu siç ka qenë gjithmonë, dhe që ai të bëhet kryetar i Mitrovicës së bashkuar.

Ja positmi i tij i plotë në Facebook: 

Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna. Qyteti i Mitrovicës tani duhet të bëhet me një komunë, ashtu siç ka qenë gjithmonë, ku në këtë situatë unë do të isha kryetar i Mitrovicës së bashkuar.”

Gjatë ditës së sotme, në shenjë proteste ndaj taksës prej 100 për qind të vendosur nga autoritetet e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit, Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat