Limaj në kufirin me Serbinë, inspekton zbatimin e taksës

Aktuale

Limaj në kufirin me Serbinë, inspekton zbatimin e taksës

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 20:04
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka vizituar sot pikën kufitare në Merdare.

Limaj ka vëzhguar nga afër punët atje dhe sfidat me të cilat po përballën zyrtarët policorë në përmbushjen e detyrave.

Në disa fotografi të postuara në llogarinë e Nismës në Facebook shihet Limaj duke biseduar me zyrtarët policorë në këtë pike.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës i ka vendosur Serbisë taksë 100% për produktet që vijnë nga ky shtet duke reduktuar kështu në mase të madhe hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

Qeveria poashtu ka marrë vendim që në Kosovë të mos futet asnjë produkt që nuk respekton emërtimin kushtetues të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat