Daçiq: Nuk besoj që taksa nga Kosova do të hiqet se shpejti

Aktuale

Daçiq: Nuk besoj që taksa nga Kosova do të hiqet se shpejti

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 21:05
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq nuk pret reagim të shpejtë nga sekretariati i CEFTA-së pas kërkesës së Beogradit për taksën e vënë nga autoritetet e Kosovës.

Sipas tij, pa një presion ndërkombëtar të fortë, taksa për mallrat serbe nuk do të heqet shpejtë.

“Ne kemi marrë parasysh të gjitha anët e kësaj marrëveshjeje. Formalisht, kemi bërë një kërkesë, por pa presion të fortë ndërkombëtar ata që i krijoi ata dhe kush i sponsorizoj ata, unë nuk besoj se do të hiqet masat shpejtë”, tha Daçiq.

Ndryshe, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka njoftuar qytetarët e Serbisë, se Qeveria në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s ka dërguar një kërkesë zyrtare tek Sekretariati dhe institucionet tjera ndërkombëtare për konsultime të drejtpërdrejta për taksën 100% të vendosur nga Kosova në drejtim të produkteve serbe.

“Ata prej nesër, nga marrja e kërkesës, kanë një periudhë prej 90 ditësh kalendarike për të zgjidhur problemin ku Prishtina ka bërë një shkelje të drejtpërdrejtë dhe të qartë të marrëveshjes”, ka thënë Brnabiq.

Ajo shtoi se në qoftë se nuk do të fillojnë konsultimet e përbashkëta ose nuk zgjidhet problemi në 90 ditët e ardhshme, Serbia sipas marrëveshjes së CEFTA-s, do të nis procedurë ligjore para Gjykatës së Arbitrazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat