Policia e konfirmon: Vritet një person në Veternik të Prishtinës

Aktuale

Policia e konfirmon: Vritet një person në Veternik të Prishtinës

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Periskopin se një person është vrarë në Veternik të Prishtinës, rreth orës 21:00.

Ajo ka thënë për media, se janë ndërmarrë të gjitha masat që ndriçimin e këtij rasti.

“Sot rreth  orës 21:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen Vererrnik në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur ne personin  mashkull, i cili pas plageve qe ka marrë nga arma e zjarrit ka nderruar jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes. Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në përgjigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat