Thaçi: Rrugëtimi i Kosovës që filloi me Albright, përfundon me anëtarësim në NATO

Aktuale

Thaçi: Rrugëtimi i Kosovës që filloi me Albright, përfundon me anëtarësim në NATO

Nga: N.H Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 23:38
Hashim Thaçi dhe Madeleine Albright

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka theksuar se ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e gjatë, të vështirë, por përplot me krenari të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

“Ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e gjatë, të vështirë, por përplot me krenari të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Takimet me Albright janë gjithmonë frymëzuese, kurse lidhja e popullit të Kosovës me të është e përjetshme. Rrugëtimi i Kosovës që filloi me Albright si protagoniste, mbi 20 vjet më parë, do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat