Avokati i njohur e quan veprim të ligjshëm vrasjen e ‘hajnit’

Aktuale

Avokati i njohur e quan veprim të ligjshëm vrasjen e ‘hajnit’

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 00:01
Besnik Berisha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vonë të së Martës. Një person është qëlluar për vdekje pasi që ky i fundit kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi.

Sipas raportimeve të deritanishme, personi i qëlluar kishte tentuar të vjedh në një shtëpi por që pronari i saj e ka qëlluar atë.

Megjithatë, avokati i njohur Besnik Berisha e ka mbështetur veprimin e pronarit të shtëpisë.

Ai thotë se pronari i cili kishte qëlluar hajnin, do të duhej të mbrohej nga policia.

Sipas tij ky është një veprim i ligjshëm.

“Nëse në vendin tonë do kishte drejtësi, pronari i shtëpisë që sonte ka qëlluar hajnin në mbrojtje të pasurisë së tij, menjëherë do duhej të kthehej në shtëpi, madje të mbrohet nga Policia, deri sa ta thonë fjalën e tyre hetuesia. Për mua ngelet veprim i ligjshëm dhe i domosdoshëm çdo veprim që bëhet për të zbrapsur hajnin/at, sepse siç ka ndodhur dhe më parë, jo rrallëherë kanë pësuar qytetarët nga ata që mësyjnë pasurinë, por nuk kursejnë as njeriun. Hajnia po rritet, siguria edhe më tutje mbetet vetëm dëshirë për ne”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe për këtë vrasje, Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat