Milaim Zeka i reagon Lutfi Hazirit, thotë se që nga vdekja e Rugovës, LDK-ja punoi për Thaçin - Bota Sot
Milaim Zeka i reagon Lutfi Hazirit, thotë se që nga vdekja e Rugovës, LDK-ja punoi për Thaçin

Aktuale

Milaim Zeka i reagon Lutfi Hazirit, thotë se që nga vdekja e Rugovës, LDK-ja punoi për Thaçin

Nga: D.RR Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratave të Lutfi Hazirit i cili tha se Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do jenë vetëm printues letrash të Hashim Thaçit.

Zeka ndër tjera në Facebook ka shkruar se LDK-ja prej vdekjes së Rugovës ka qenë gjithmonë printer i Thaçit.

Postimi i plotë:

E Lutfi Haziri a eshte printer i Thaçit?!

Deklarata kontraverse te nenkryetarit te LDK-se

Luta, ne RTK, ka deklaruar se “Fatmir Lima dhe Shpend Ahmeti do jene vetem printues letrash te Hashim Thaçit”! Kjo deklarate eshte nga pervoja e gjate e Lutes dhe e krereve te LDK se, te cilet, qe prej vdekjes se Rugoves e deri me sot, gjithmone kane qene printeri i presidentit Thaçi.

Luta me LDK-ne e kane mbajtur te forte PDK-ne dhe e kane bere president Thaçin. Mirepo Lutfi Hazirit i ka ‘shpetuar’ nje deklarate e vertete, edhe pse besoj qe e ka thene shume qellimisht, per t’i derguar nje mesazh te forte kryetarit te LDK se dhe kundershtateve te dialogut. Luta tha se: “Amerika dhe Brukseli e kane thene qarte se Thaçin e njohin per negociator”!!! E nese Amerika dhe Brukseli po e dojkan Thaçin per negociator, pash Zotin Lute, kush qenkan Isa Mustafa, Albin Kurti etj, me e mohu ate?!!!

Lene more dialogun se ai nuk varet nga ne. Kuptone mire qe po te mos jene Washingtoni dhe Brukseli, Vuçiqi e Serbia as qe do na kishin llogaritur.

Merruni me hallet reale te ketij populli. Mendoni more qe po vuajme per rryme, per uje, per barrna, per nxemje, per gjithçka. Merruni me ashensor te banesave o Lute, ti dhe krejte kryetaret e komunave. Merruni me çmimet e çmendura te derivateve te naftes. Merruni me ushqime te prishura qe po hyjne ne Kosove. Merruni me parandalimin e droges qe po perdoret nga te rinjte tane sikur puna e sakezave...

Lerjani hajgaret politike Agim Bahtirit, i cili bashke me Burdushin, edhe e solli Shakiren ne Mitrovice, edhe e hapi uren e Ibrit, edhe a po e shihni more njerin qysh e bashkoi Mitrovicen. Me nje peticion bre... Veq me nenshkrime...

Leni hajgaret e punoni per popull.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera