Kosnett betohet si ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë, Thaçi pjesë e ceremonisë

Aktuale

Kosnett betohet si ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë, Thaçi pjesë e ceremonisë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 07:18
Philipp Kosnett dhe Hashim Thaçi

Philipp Kosnett është betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në betimin e ambasadorit të ri ka marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në SHBA.

“Ishte kënaqësi të marrë pjesë në betimin e ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë, Philip J. Kosnett, të organizuar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ambasadorin Kosnett e urova për punën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë të Republikës së Kosovës. Kurse, ish-ambasadorin Delawie e falënderova për punën e shkëlqyeshme që ka bërë në Kosovë”, ka shkruar Thaçi,

Image

Lajmin për betimin e Konsett e ka bërë edhe Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një videoje, ku Kosnett thotë se ndjehet krenar që po kthehet si ambasador, pasi 15 vjet më parë kishte shërbyer në Prishtinë në misionin diplomatik. 

Kosnett do të jetë pasardhës i ambasadorit Greg Delawie që sivjet i përfundoi mandati. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat