‘Sa mori votat u ktheu shpinën’, Basha: Rama mashtroi banorët… - Bota Sot
‘Sa mori votat u ktheu shpinën’, Basha: Rama mashtroi banorët…

Shqipëria

‘Sa mori votat u ktheu shpinën’, Basha: Rama mashtroi banorët…

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 07:25
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha përmes një videoje në Facebook, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar banorët e Unazës së Re për legalizimet.

Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, Kryeministri Edi Rama shfaqet me deklaratën e tij më të njohur gjatë dhe pas zgjedhjeve se “Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen, edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri, se janë investime të bëra me gjak.”

Në video janë edhe banorë të Unazës së Re, që tregojnë se i kanë ndërtuar shtëpitë me djersë e gjak nga puna në emigracion dhe tani po kërkojnë t’ua shembin me një kryq që u kanë vënë në derë.

Statusi i plotë
“ Edi Rama erdhi në pushtet me votat që vodhi me krimin dhe votat që ju mori njerëzve të ndershëm duke i mashtruar për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike. Sa u ul në karriken e pushtetit u ktheu shpinën dhe i tradhtoi qytetarët. Filloi të vjedhë si i pangopur Shqipërinë dhe shqiptarët për të mbushur xhepat e tij. Ata që ngrenë zërin kundër vjedhjeve të tij i shan, i dhunon dhe i burgos. Për karrike dhe pushtet ai nuk pyet për asgjë. Ai ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti, për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve”./BW/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...