Petriq kritikon vendosjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë

Aktuale

Petriq kritikon vendosjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 08:50
Wolfgang Petriq

Wolfgang Petriq ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ish përfaqësuesit special i BE-së për Ballkan, Wolfgang Petriq ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Mes Beogradit dhe Prishtinës është duke u zhvilluar një luftë tregtare e cila është ashpërsuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës ndaj Serbisë në 100 për qind”, deklaroi Petriq gjatë një interviste për mediat serbe.

“Me këtë vendim është bllokuar prodhimi serb në Kosovë”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës ka theksuar se vendimi për rritje të taksës ka të bëjë me politikën agresive antishqiptare nga Serbia në nivel ndërkombëtar.

Por, si ish diplomat dhe njohës i mirë i Ballkanit, Petriq beson se arsyet janë të natyrës së brendshme politike.

“Në Prishtinë ekzistojnë dallime të mëdha mes presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj. Thaçi gjatë bisedave me kolegun e tij serb, Aleksandar Vuçiq kishte konsideruar mundësinë e shkëmbimit të territorit me qëllim të njohjes së dyanshme. Por, kjo është refuzuar nga Kryeministri, dhe shumica e banorëve. Haradinaj tani e përdor kufirin si armë politike. Kurse, sa i përket taksës, kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s, kurse edhe Brukseli kërkon tërheqjen e vendimit”, theksoi Petriq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat