Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar - Bota Sot
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar

Aktuale

Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:44
Lëvizja Vetëvendosje

(E plotësuar) - Sot, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga të gjitha qytetet e Kosovës, por jo vetëm, bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta te varrezat e Jasharajve. Në nder të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve. 
28 nëntori është një ditë më e madhe se Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Kjo datë i jep drejtim historisë, politikës dhe të ardhmes tonë.

"28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar dhe historisë së shqiptarëve. Nga Skënderbeu në Krujë tek Ismail Qemali në Vlorë tek Adem Jashari në Prekaz, kujtojmë ngjarjet e lavdishme dhe njerëzit e mëdhenj me ndjenjën e përbashkët të krenarisë dhe përgjegjësisë tash kur amaneti i tyre na e ndriçon rrugën përpara. Të gjithë shqiptarëve, urime dhe gëzuar 28 nëntori i flamurit, i pavarësisë dhe i UÇK-së", u shpreh Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti.

***

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga të gjitha qytetet e Kosovës, por jo vetëm, bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta te varrezat e Jasharajve me rastin e shënimit të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo u bë në nder të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...