Deputeti i PD: Protesta do të vijojë deri në fund kundër strukturës kriminale me emrin Rilindje - Bota Sot
Deputeti i PD: Protesta do të vijojë deri në fund kundër strukturës kriminale me emrin Rilindje

Shqipëria

Deputeti i PD: Protesta do të vijojë deri në fund kundër strukturës kriminale me emrin Rilindje

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:22
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë sërish sot në krahë të banorëve të Astirit të cilët kanë dalë sërish në protestë.

Në një prononcim për mediat, Balliu tha se kjo protestë nuk ka për tu mbyllur pa u tërhequr qeveria nga kërkesa e oligarkëve. Sipas tij kësaj proteste do ti bashkohen në ditët në vijim edhe qytetarë të tjerë shqiptarë, që do të protestojnë kundër padrejtësive.

‘Përpjekjet mjerane të kësaj qeverie për ti përçarë për të vënë dy tre tulla në rrugë për të krijuar idenë se këtu është mbyllur protesta është qesharake, pasi protesta do të vazhdojë. PD do të mbështetëse këtë protestë heroike të shqiptarëve dhe shumë shpejt do të shikoni edhe njerëz të tjerë që do ti bashkohen protestës ndaj kësaj strukture kriminale që quhet Rilindje ‘, deklaroi Balliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...