Remenski: Nuk i tregojmë gjykatës se si masë fajin, por mund t’i themi të ketë gjykim të drejtë - Bota Sot
Remenski: Nuk i tregojmë gjykatës se si masë fajin, por mund t’i themi të ketë gjykim të drejtë

Maqedonia

Remenski: Nuk i tregojmë gjykatës se si masë fajin, por mund t’i themi të ketë gjykim të drejtë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:19
Frosina Remensk

“Nuk i tregojmë gjyqësisë se si ta masë fajin, por mund t’i themi të ketë gjykim korrekt dhe qasje të vëmendshme për ngjarjet e 27 prillit”, deklaroi bashkëkryesuesja e trupit koordinues për pajtim dhe integrim, Frosina Remenski.

Ky trup, shtoi ajo, nuk ka për qëllim të jetë mbi Prokurorinë dhe mbi gjykatat. “Ideja jonë është që të shohim mundësi për sugjerime dhe propozime që do të konsultohemi me ekspertë”, shtoi Remenski, 

Ajo informoi se në mbledhjen e sotme të parë të trupit, është konfirmuar dinamika e punës në interes të proceseve dhe vendosjes së bashkëpunimit.

“Ne u pajtuam në parimet bazë që do të krijohet puna jonë në reforma, integrim, pajtim dhe falje. Në seancën e sotme u pajtuam të formojmë tre nëngrupe për reforma, integrim dhe pajtim. Integrimi ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese për anëtarësimin në BE dhe NATO. Nëngrupi i dytë është për plan më të gjerë për pajtim dhe do të punojë në zgjidhjen e ngjarjeve të 27 prillit. Do të ketë plan afatgjatë. Ky është akt i konsensusit mes deputetëve të përgjegjshëm që mendojnë se pa bashkëpunim për temat që na ndajnë nuk mund të shkojmë në reforma dhe integrim”, tha Remenski.

Nëngrupi i tretë, shtoi ajo, do të jetë për procesin reformues sipas agjendës së BE-së. “Këtë do ta mundësojmë përmes procesit inkluziv dhe sjelljes së vendimeve për reforma dhe ligje prej dy të tretave të formohen me konsensus. Të gjithë këto procese janë të lidhura që do të shkojnë në atmosferë të mirë”, tha Remenski.

Ajo i bëri thirrje OBRM-PDUKM-së të marr pjesë në procesin e pajtimit dhe integrimit ndërsa seanca e ardhshme e këtij trupi do të mbaet ditën e premte./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...