Ish-anëtari i SHIK-ut tregon qëllimin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ja kush ka gisht në këtë vrasje - Bota Sot
Ish-anëtari i SHIK-ut tregon qëllimin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ja kush ka gisht në këtë vrasje

Politika

Ish-anëtari i SHIK-ut tregon qëllimin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ja kush ka gisht në këtë vrasje

Nga: N.Sh Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:48
Ilir Konushevci

Ish-agjenti i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe TMK-së, Naim Miftari ka folur për koordinatorin e logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri, Ilir Konushevcin, i cili është vrarë në pabesi.

Vrasja e Konushevcit tronditi të gjithë shqiptarët e cila u bë në mënyrë barbare, në pabesi, ashtu siç ndodhi edhe vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit.

Naim Miftari thotë se, Iliri nuk e donte pasurinë por donte lirinë prandaj u vra.

“Ilir Konushevcin u vra në pritë të organizuar nga Shtabi i Rognerit në bashkëpunim me njerëz nga SHISH-i shqiptarë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai tregon edhe qëllimin e kësaj vrasje.

“Qëllimi i vrasjes ishte që furnizimin me armë për UÇK-në dhe FARK-un ta kishin në kontrollin e tyre hienat e Rognerit dhe Klosat që ta shndërronin luftën për liri në biznese private qindra milionëshe...”, pohon ai.

Sipas tij, armët e lira dhe të falura pastaj i shitnin dhe i arsyetonin dhjetëra-qindra  fish ma shtrenjtë.

Image
Naim Miftari

“Plumbat 9 dhe 7.65 mm nga 5 marka copën e shitshin, kurse në të vërtet kushtonin 60 filing. Ak 47 e merrnin 150 markë, e arsyetonin 700 markë. gulinovin 12.7 shumicën e rasteve i merrnin falë i arsyetonin 6000 markë. Pas vrasjes së Ilirit vinin armët e rënda edhe ashtu të vjetra edhe kur nuk binin në pritat serbe ato armë vinin të sabotuara qëllimisht, sidomos mortajat 150 dhe 500 mm pastaj predhat e minahedhëseve 60, 80 dhe 120 mm, po ashtu u vodhën shumica e 150 snajperëve të siguruar nga atdhetarët si Pjeter Nikoll Nikolla, Hazir Kabashi dhe Florim Krasniqi armë të sjellura për UÇK nga Amerikan 12.5 mm (50 BGM) për ta luftuar armikun dhe  përfunduan duke i shitur Rogneristat deri në Liban në dorë të Hezbullahit”, thotë Miftari.

Eshtrat e heroit Ilir Konushevci kanë arritur të hënën në Kosovë pas zhvarrimit në Tiranë.

Eshtrat e tij, u varrosen të martën në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Në Prishtinë, tash e tutje do të prehet i qetë edhe dr. Hazir Mala, i vrarë po ashtu në Shqipëri bashkë me Ilir Konushevcin.

Të dy heronjtë do pushojnë përjetësisht krah kolonel Ahmet Krasniqit dhe të rënëve të tjerë për lirinë e Kosovës.

Por, sjellja e eshtrave të Ilir Konushevcit në vendlindje, nuk po e sjellë edhe drejtësinë e munguar tash e sa vite. Ende mbetet enigmatike se kush i vrau Ahmet Krasniqin, Ilir Konushevcin e Hazir Malën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...