Thaçi: SHBA unike për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Aktuale

Thaçi: SHBA unike për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:53
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, sot në Senatin e SHBA-së është takuar me senatorin Ron Johnson

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, sot në Senatin e SHBA-së është takuar me senatorin Ron Johnson.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron për  vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim në Senatin amerikan me senatorin Ron Johnson,

Pas këtij takimi, Thaçi ka thënë se, nga senatori Johnson ka marrë mbështetjen e të gjitha institucioneve të SHBA-së për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB.

“ Është kënaqësi për mua që sot takova senatorin Johnson i cili shpesh ka vizituar edhe Kosovën edhe Serbinë. Na ka inkurajuar vazhdimisht që të punojmë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë që nënkupton njohjen reciproke, anëtarësimin e Kosovës në OKB pas zëvendësimit të Rezolutës 1244, e di që nuk do të jetë një proces i lehtë por me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të senatorit Johnson gjërat mund të arrihen, mund të konkretizohen, mund të arrihet marrëveshja paqësore historike. Prandaj angazhimi i institucioneve të Kosovës por edhe i imi personal do të jetë i koordinuar plotësisht me SHBA-të. Prandaj edhe një herë shpreh falënderim të veçantë për senatorin Johnson  për angazhimin e tij personal, mbështetjen e tij personale me vizitat në Kosovë e Serbi”, ka thënë Thaçi pas takimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat