Thuajse gjysma e çifteve janë më pak intim kur bëhen me fëmijë - Bota Sot
Thuajse gjysma e çifteve janë më pak intim kur bëhen me fëmijë

Life style

Thuajse gjysma e çifteve janë më pak intim kur bëhen me fëmijë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Jeta juaj seksuale do të ndryshojë në disa mënyra pasi të bëheni me fëmijë.

Nëse sapo jeni bërë me fëmijë dhe keni vërejtur një ndryshim në jetën seksuale, atëherë dijeni se nuk jeni të vetëm.

Por, është viti 2018 dhe jemi të mësuar me faktin se ka shumë mënyra të ndryshme për të bërë seks, e jo vetëm me penetrim.

Pra, çfarë lloj seksi nuk janë duke e bërë prindërit?

Një anketim nga kompania ‘Leesa’ me pothuajse 1,000 prindër ka zbuluar se lindja e fëmijëve ua ka ndryshuar çifteve jetën seksuale.

Sipas ekspertëve, menjëherë pas lindjes së fëmijës ndryshon jeta seksuale sepse bëni më rrallë seks vagjinal dhe oral.

Çiftet e intervistuara në këtë studim kishin raportuar se para lindjes së fëmijëve kishin bërë seks mesatarisht 19 herë brenda muajit, por kjo shifër ishte zvogëluar në 10 pas lindjes së fëmijëve.

Studimi ka zbuluar se nënat kanë një rënie më të madhe në epshin seksual, ku 61% e grave të sapo bëra nëna raportojnë se duan më pak seks pas lindjes së fëmijëve, ndërkaq vetëm 30% e meshkujve ndihen njëjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...