Ahmeti për kryetarin e ardhshëm të shtetit: Maleski i plotëson të gjitha standardet - Bota Sot
Ahmeti për kryetarin e ardhshëm të shtetit: Maleski i plotëson të gjitha standardet

Maqedonia

Ahmeti për kryetarin e ardhshëm të shtetit: Maleski i plotëson të gjitha standardet

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:11
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimi Demokratik, Ali Ahmeti për TV21 ka folur rreth kryetarit konsensual.

“Për emrat akoma nuk është biseduar, por unë mendoj se Denko Malevski është profesor i nderuar dhe që plotëson të gjitha standared”, tha Ali Ahmeti duke shtuar se duhet biseduar për këtë temë me të gjitha subjektet politike.

Vitin e ardhshëm, Maqedonia duhet të zgjedh kryetarin e saj, pasi kryetarit të tanishëm Gjorge Ivanov i mbaron afati i kryetarit të shtetit.

Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet e fundit për kryetar shteti, bojkotoi zgjedhjet për kryetar shteti për shkak se dy kandidatët, sipas BDI-së nuk ishin kandidat konsensual. Denko Maleski është ministri i parë i Punëve të Jashtme dhe profesor i rregullt në Fakultetin Juridik në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...