Ceremonia për 'Ditën e Flamurit', Rama me 'tutat' e tij të preferuara në Vlorë - Bota Sot
Ceremonia për 'Ditën e Flamurit', Rama me 'tutat' e tij të preferuara në Vlorë

Shqipëria

Ceremonia për 'Ditën e Flamurit', Rama me 'tutat' e tij të preferuara në Vlorë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:25
Ceremonia për 'Ditën e Flamurit'

Gjatë ceremonisë së veçantë që u zhvillua në Vlorë për ngritjen e flamurit kombëtar, kryeministri Edi Rama ka dalluar sërish me veshjen e tij. Duke parë fotografitë është e vështirë ta dallosh kombinimin e Ramës, por ajo që konstatohet është se veshja e tij nuk është aspak brenda protokollit.

Nga çfarë mund të shihet, mund të themi se Rama kishte veshur një xhup të madh kundër shiut dhe me shumë gjasë edhe pantallonat e tij të preferuara.Por kjo nuk është hera e parë nga ana e kryeministrit. Rama ka goditur shpesh herë me veshjet e tij, qoftë edhe vetëm me thyerjen që iu ka berë kostumeve serioze me atlete të bardha.

Autoritetet e larta shtetërore zhvilluan paraditen e sotme homazhe te "Ushtari i panjohur" në Vlorë, në kuadër të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ceremonitë zyrtare bënë bashkë kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruci dhe presidentin Ilir Meta, ndërsa kanë marrë pjesë edhe anëtarë të kabinetit qeveritarë e deputetë. Pjesë e homazheve ka qenë edhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...