Mësohet kush i mblodhi bashkë Hashim Thaçin, Sami Lushtakun e Adem Grabovcin në darkë - Bota Sot
Mësohet kush i mblodhi bashkë Hashim Thaçin, Sami Lushtakun e Adem Grabovcin në darkë

Aktuale

Mësohet kush i mblodhi bashkë Hashim Thaçin, Sami Lushtakun e Adem Grabovcin në darkë

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 23:23
Fotografi nga darka e liderëve të PDK-së

Kryeparlamentari Kadri Veseli, gati dy javë pas votimit në Kuvendin e Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri, ka ftuar bashkëpartiakët e tij dhe ish-shefin e tij të partisë, Hashim Thaçin, që me shahirë e meze dhe raki, të festojnë për nisjen e këtij transformimi.

Në fotografi të publikuara në Facebook nga deputeti Bekim Haxhiu dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shihet edhe Bahtiri i AKR-së.

Lladrovci në përshkrimin e fotografive ka shkruar: “Sonte, edhe Agimi…”.

Madje, në darkën ku u mblodhën shumica e zyrtarëve të PDK-së ishte i pranishëm edhe protagonisti i Dosjes së Shefave, Adem Grabovci, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera