McGregor kërkon revanshin, sfidon Khabib në boks - Bota Sot
McGregor kërkon revanshin, sfidon Khabib në boks

Boksi

McGregor kërkon revanshin, sfidon Khabib në boks

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:53
Khabib Nurmagamedov dhe Conor McGregor

Conor McGregor mund t'i jepet një shans për tu hakmarrë ndaj Khabib Nurmagamedov. Por ndryshe nga dueli i parë i zhvilluar mes tyre, këtë herë McGregor-Nurmagamedov do të tregojnë cilësitë dhe në disiplinën e boksit.

Ylli i MMA kërkon me dëshpërim një mundësi të dytë për tu përballur me rivalin e tij më të madh kohët e fundit, pasi sportisti rus e turpëroi pak muaj më parë. Shpresat e McGregor për një tjetër dyluftim me rusin janë rritur pasi babai i Nurmagamedov ka pohuar se Khabib është i interesuar për tu përballur sërish me kundërshtarin irlandez.

"Nëse një përballje ndaj McGregor do të zhvillohej me rregullat e boksit ne do të ishim të interesuar. Khabib tregoi se mund të fitojë me më të mirën në disiplinën e Arteve Marciale. Në fillim askush nuk e besoi, por ia arriti t'ia vërtetojë këtë fakt. Khabib është i gatshëm të bëj të njëjtën gjë edhe në boks. Ai i ka të gjithë komponentet për të triumfuar edhe në këtë kategori. Pika e tij më e fortë është rezistenca."-deklaroi babai i Khabib.

Nëse ky dyluftim do të bëhet realitet atëherë do të jetë padiskutim dueli i vitit në boks, dhe pritet që interesi të jetë disi më i madh se në duelin e parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...