Kocijançiq ia dorëzoi çmimin Hasanit - Bota Sot
Kocijançiq ia dorëzoi çmimin Hasanit

Sporti

Kocijançiq ia dorëzoi çmimin Hasanit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:54
Kocijançiq ia dorëzoi çmimin Hasanit

Komiteti Olimpik i Kosovës është nderuar në Asamblenë Gjenerale të ANOC-ut, që po mbahet në Tokyo të Japonisë.
KOK-u ka pranuar çmimin “Breakthrough Award” (Çmimi për Arritje), për paraqitjen e parë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. LOD u mbajtën PyeongChang të Koresë së Jugut, kurse Kosova debutoi me skitarin Albin Tahiri.
Çmimin presidentit të KOK-ut, Besim Hasani, ia dorëzoi presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Janez Kocijançiq.
Për çmimin e marrë, presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, u uruan nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe ish-presidenti i ANOC-ut, Sheikh Al Fahad Al Sabah, që sot dha dorëheqjen nga posti i tij.
Kujtojmë që një çmim të tillë nga ANOC-u, KOK-u e kishte pranuar edhe në vitin 2016, bashkë me medalisten tonë të artë në Lojërat Olimpike RIO 2016, Majlinda Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...