Pacolli dhe Vuniqi festuan 28 Nëntorin në Vlorë

Aktuale

Pacolli dhe Vuniqi festuan 28 Nëntorin në Vlorë

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 17:20
Homazhet

Ministri i Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi kanë marr pjesë në cerumenin e organizuar nga shteti shqiptar në Vlorë.

Pacolli së bashku me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministrin  Edi Rama kanë bërë homazhe te "Ushtari i panjohur", në kuadër të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërsa, përmes një postimi në Facebook, zëvendësministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi ka shkruar se ndihet e nderuar që po merr pjesë në këtë ceremoni.

Postimi i plotë:

E nderuar të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të organizuara në Vlorë me rastin e 106 vjetorit të Ditës së Flamurit.

Vlora, që nga 28 nëntori 1912, është shndërruar në një vend pelegrinazhi për Kombin tonë. Andaj, nga Vlora e bekuar, i uroj të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat