Pacolli i bën nderime themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali

Aktuale

Pacolli i bën nderime themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 17:34
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, bëri homazhe në Vlorë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, bëri homazhe në Vlorë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij në Vlorë, bashkë me udhëheqësit e Institucioneve të shtetit shqiptar ka nderuar themeluesin e shtetit Ismail Qemali.

“28 Nëntorin, Ditën Tonë Kombëtare po e festoj në Vlorë bashkë me, presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Ruçi. Emocione në nderimin e themeluesit të shtetit Ismail Qemali. Prej Vlorës ju uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Festën e Flamurit! Mbarësi, me suksese e qofshim gjithmonë bashkë!”, ka thënë kryediplomati kosovar, shkruan lajmi.net.

Në këto momente, numri dy i Qeverisë po ndjek ceremoninë zyrtare të nderimit të tij me titullin akademik, “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Ismail Qemali”.

Titulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut ky, që nxit mendimin shkencor kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat