Mogherini flet në telefon me Thaçin: Taksa e komplikon situatën, ajo duhet të hiqet

Aktuale

Mogherini flet në telefon me Thaçin: Taksa e komplikon situatën, ajo duhet të hiqet

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 18:19
Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka folur në telefon sot pasdite me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas njoftimit të BE-së, temë e diskutimit mes tyre kanë qenë zhvillimit e fundit në kontekstin e lehtësimit të dialogut nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përfaqësuesja e lartë ka nënvizuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vetëm sa e komplikon situatën dhe nuk sjellë asnjë zgjidhje për problemet e njerëzve apo për aspiratat e Kosovës tash dhe në të ardhmen. Kjo nuk ndihmon në ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe raporteve ndërfqinjësore dhe për këtë duhet të hiqet”, thuhet në deklaratën e Mogherinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat