Bekim Jashari tregon çka kishte folur me Hamzën pak ditë para sulmit nga serbët

Aktuale

Bekim Jashari tregon çka kishte folur me Hamzën pak ditë para sulmit nga serbët

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 20:36
Adem dhe Hamzë Jashari

Bekim Jashari në vazhdim të rrëfimit të tij ka kujtuar edhe bisedën telefonike që pati me babanë e tij, Hamëz Jashari, pak ditë para sulmit të forcave serbe ndaj familjes së tyre, në fillim të marsit 1998.

Ai ka treguar se kishin biseduar pak ditë pas sulmeve në Likoshan e Qirez, në fund të muajit shkurt. Në rubikon, Bekim Jashari ka thënë se babai i tij, Hamza i kishte thënë se lufta e tyre s’ka kthim prapa dhe e gjithë bota do të marrë vesh për ta.

“Kur ka ndodh sulmi në Likoshan dhe Qirez, dy ditë pas atij sulmi kam folur me babën tim, Hamzën në telefon gjysmë ore, ishte mërzitur shumë, kishte parë masakër të madhe. E pyeta se çka i keni hallet bre babush, babush i kam thënë, gjyshit i kemi thënë babë, e atij babush, secili fëmijë. I thashë çka i keni hallet bre babë, më tha, tutna shpejt ka me ndodh. Më tha ‘a të kujtohet kur tregonim çka ka thënë Tahir Meha... që kur të vdes unë, kanë për të shkruar shtatë gazeta. Eh, tha kur të ndodh te na, ka me marrë vesh krejt bota, kthim prapa nuk ka’”, ka rrëfyer Bekim Jashari.

“Dhimbja ishte shumë e madhe po ata kanë shkuar me vetëdije, nuk ka ndodhur rastësisht, me një fjalë, kanë ra kurban për këtë vend, apo siç është ajo thënia, dikush duhet të nis vallen që të bashkëngjiten tjerët”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat