Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, disa individë i frikësohen edhe pse ai ka vdekur. Haziri ka thënë se ata që nuk i shkojnë të varri edhe i frikësohen.
I pyetur në “DPT Te Fidani”, se pse disa njerëz nuk shkojnë të varri i Rugovës, Haziri ka thënë se ata i kanë frikën edhe për se vdekuri.
“ Kjo tregon se ata ende i kanë frikën. Ne e dimë se kush nuk shkon e kush shkon të varri i Rugovës për ta nderuar. Ne besojmë që çdo person duhet të shkoj të varri i tij dhe të shprehë respekt për të”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se edhe bashkëpunimi me partitë e tjera, sikurse Vetëvendosja duhet të ngritët në besim dhe në respekt.
“ Nuk mund të kemi koalicione apo bashkëpunime me dikë që s’ka respekt. Nuk po them qe kemi vija të kuqe me VV”.