Senatori Gary C. Peters thotë se e çmon miqësinë e Kosovës ndaj SHBA-ve, konfirmon mbështetje drejt rrugës euroatlantike

Aktuale

Senatori Gary C. Peters thotë se e çmon miqësinë e Kosovës ndaj SHBA-ve, konfirmon mbështetje drejt rrugës euroatlantike

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 08:08
Senatori amerikan nga radhët e demokratëve, Gary C. Peters me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin

Senatori amerikan nga radhët e demokratëve, Gary C. Peters, ka pasur një ditë më parë takim zyrtar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në prononcimin e tij pas takimit, senatori Peters ka deklaruar se SHBA mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik, 

”Kisha një takim të mrekullueshëm me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e ngushta mes SHBA-ve dhe Kosovës”.

”Raportet tona janë ato të cilat vetëm sa shkojnë e forcohen me bashkëpunime edhe në të ardhmen”.

”Ne mbështesim Kosovën në rrugtimine e saj dhe çmojmë shumë miqësinë e kosovarëve që kanë ndaj SHBA-ve, kjo do të mbetet dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen” është shprehur senatori demokrat Gary C. Peters pas takimit me presidentin Hashim Thaçi në SHBA, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat