Miku i madh i Kosovës: Nuk dua të flas për korrigjim të Kosovës

Aktuale

Miku i madh i Kosovës: Nuk dua të flas për korrigjim të Kosovës

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 09:02
Thaçi ka takuar kongresistin amerikan, Eliot Engel

(E plotësuar) - Kongresmeni amerikan, miku i Kosovës Eliot Engel ka thënë se Amerika do të pranojë çfarëdo vendimi që liderët e Kosovës marrin për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.

Këtë deklaratë Engel e bëri pas takimit që zhvilloi me Presidentin Hashim Thaçi, i cili është duke zhvilluar vizitë zyrtare në SHBA.

I pyetur se çka mendon për temën e ngritur së fundi nga Thaçi, që përfshin korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, Engel ka kujtuar se shteti i tij do të mbështesë Kosovën në çdo vendim.

“Nuk dua të kaloj në specifika, dua vetëm të them se Amerika është me Kosovën, çka do që Kosova, liderët e Kosovës vendosin të bëjnë, Amerika do të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë shkurt Engel.

Ai ka folur edhe për miqësinë ndërmjet dy shteteve.

“Diskutuam marrëdhënien e afërt në mes të Kosovës dhe Amerikës, folën për ecjen përpara dhe faktin se të dy duam të shohim integrimin e Kosovës në organizatat evropiane dhe ato ndërkombëtare. Ishte një bisedë shumë e mirë, ne jemi miq që shumë vite, dhe pres që të vazhdoj përkrahjen për njerëzit e Kosovës, në kuptimin e bashkëpunimit të ngushtë që kemi me Kosovën”, tha Engel.

Në fjalën e tij, Thaçi ka thënë se SHBA me të gjitha institucionet e saj mbështet arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Kongresmeni Engel në tri dekadat e fundit e ka përkrahur vazhdimisht vendin tonë në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Mbështetja e tij dhe e SHBA-së për Kosovën ka qenë, është dhe do të mbetet përherë jetike për popullin dhe vendin tonë”, ka shkruar Thaçi.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet e tij në Uashington.

Thaçi ka takuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, me të cilin sipas një postimi në Facebook, ka biseduar për tema me interes për Kosovën.

Image

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Kongresmeni Engel në tri dekadat e fundit e ka përkrahur vazhdimisht vendin tonë në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Mbështetja e tij dhe e SHBA-së për Kosovën ka qenë, është dhe do të mbetet përherë jetike për popullin dhe vendin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Engel pas takimit me Thaçin ka theksuar se ishte një bisedë shumë e mirë dhe se janë miq për shumë vite. Ai ka thënë se do të vazhdojë të avokojë për popullin e Kosovës për bashkëpunim më të thellë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

I pyetur për idenë e korrigjimit të kufijve, Engel ka theksuar se SHBA-ja do të mbështesë liderët e Kosovës, për çfarëdo që ata vendosin.

“Nuk dua të hy në detaje, por dua të them që SHBA-ja është gjithmonë me Kosovën, për atë që Kosova dhe liderët e saj vendosin. SHBA-ja do t’i mbështesë në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë Engel pas takimit.

Nga ana tjetër, Thaçi ka falënderuar kongresistin Engel për kontributin që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ka theksuar se me Engel kanë biseduar shumë tema, në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi.

“Është një mbështetje edhe e Shtëpisë së Bardhë, edhe e Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit, që të lëvizët drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, një marrëveshje paqësore”, ka shtuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat