Gruaja e Ivanoviqit thotë se po merr mesazhe kërcënuese nga shqiptarët

Aktuale

Gruaja e Ivanoviqit thotë se po merr mesazhe kërcënuese nga shqiptarët

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 09:36
Bashkëshortja e ish-liderit të Iniciativës Qytetare SDP – Oliver Ivanoviq, Milena Ivanoviq

Bashkëshortja e ish-liderit të Iniciativës Qytetare SDP – Oliver Ivanoviq, Milena Ivanoviq, ka thënë se merr mesazhe kërcënuese përplot me fyerje, ndër të tjerë edhe nga shqiptarët.

Ajo ka theksuar se kërcënimet i ka paraqitur tek organet përkatëse.

“Kjo është mënyrë e vetme që të mbrohemi. Ka aty edhe shqiptarë. Ka fyerje të llojllojshme, fjalë kërcënuese”, ka thënë ajo.

Në një bisedë me mediat serbe, ka shfaqur habinë që Policia e Kosovës ka arrestuar katër serbë të dyshuar për vrasjen e bashkëshortit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat