Pacolli ia kujton Haradinajt premtimin për BE-në

Aktuale

Pacolli ia kujton Haradinajt premtimin për BE-në

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 14:05
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se Kosova është larg statusit  kandidat në BE.

Po ashtu, ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Parlamenti Evropian miraton Rezolutën e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) për Raportin e Komisionit për Kosovën 2018 ku shprehet shqetësim i thellë për elementet e shtetit të kapur, korrupsionin e krimin e organizuar, ndërhyrjet politike në institucionet e drejtësisë, ekstradimin e 6 turqve e sidomos mospërmbushja e reformave thelbësore për të ecur tutje drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

Postimi i plotë:

Para një viti Kryeminisitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati premtuar se viti 2018 do të jetë viti kur Kosova do të aplikoj për statusin e kandidatit duke theksuar se “Dëshirojmë ta kërkojmë statusin e kandidatit, por statusin e kandidatit meritor".

Për këtë Kryeministri ishte zotuar edhe në Programin e Qeverisë 2017-2021 ku shkruan se "Synimi i jonë është që të sigurojmë zbatimin efektiv të MSA-së dhe prioriteteve politike të ERA-s dhe aplikimi i marrjes së statusit të kandidatit deri në fund të vitit 2018".

Por sot një vit pas, Parlamenti Evropian miraton Rezolutën e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) për Raportin e Komisionit për Kosovën 2018 ku shprehet shqetësim i thellë për elementet e shtetit të kapur, korrupsionin e krimin e organizuar, ndërhyrjet politike në institucionet e drejtësisë, ekstradimin e 6 turqve e sidomos mospërmbushja e reformave thelbësore për të ecur tutje drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Realizimi i zotimit të Kryeministrit që në fund të këtij viti Kosova do të aplikon për statusin e kandidatit është larg shumë shumë larg. Raportin e plotë e gjeni në këtë link: http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?type=REPORT&reference=A8-2018-0332&language=EN&fbclid=IwAR10kgnZK4KNoE94ZJM867aWEkuLcOWgUwN4gjDl91NWu5Z3Fv1Q_PPem2c

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat