Kryeministri vazhdon të heshtë për dorëheqjet e kryetarëve serbë

Aktuale

Kryeministri vazhdon të heshtë për dorëheqjet e kryetarëve serbë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 16:59
Ramush Haradinaj

Ditën e martë, katër kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore dhanë dorëheqje.

Kjo për shkak të rritjes së taksës nga Qeveria e Kosovës në 100%. Si arsye ata përmendën edhe tentim-arrestimin e Milan Radojiçiq.

Përkundër se kanë kaluar tre ditë, deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga kryeministri dhe qeveria.

Ditën e martë, Haradinaj kishte thënë se do të flasë një ditë më vonë për këtë temë.

“Jam tash me disa detyra dhe nesër do bisedojmë bashkë”, tha Haradinaj.

Këto komente ai i bëri pas akademisë përkujtimore me rastin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Por, shefi i ekzekutivit as dje, dhe as sot nuk e ka thënë asnjë fjalë për dorëheqjen e kryetarëve serbë.

As nga Qeveria deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë përgjgje.

Ndryshe nga dorëheqja e kryetarëve serbë, zyra për informim e qeverisë ka komentuar për iniciativën e Agim Bahtirit për “bashkimin e Mitrovicës”.

Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni për iniciativën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri për “bashkimin” e kësaj Komune.

Të paktën kështu ka bërë të ditur Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë

“Pak më herët kemi marrë një njoftim nga mediat, nuk jemi në dijeni ende nuk e kemi diskutuar shumë shpejtë do ta shikojmë dhe do të dalim me qëndrim”, ka thënë Gashi.

Ndryshe veç dorëheqjeve, serbët e Kosovës kanë paralajmëruar edhe radikalizim të hapave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat