Komisioni hetimor për shtetasit turq, është paraparë të raportojnë Thaçi dhe Haradinaj

Aktuale

Komisioni hetimor për shtetasit turq, është paraparë të raportojnë Thaçi dhe Haradinaj

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 17:41
Shtetasit turq

Nesër do të mblidhet sërish komisioni hetimor parlamentar që është formuar për ta ndriçuar rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 29 mars të këtij viti.

Sipas agjendës, para këtij komisioni është paraparë që të paraqitet presidenti i vendit Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.

Po ashtu do të dëshmojë edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Lulzim Ejupi.

Gjashtë shtetasit turq janë dëbuar nga Kosova, me 29 mars të këtij viti. Pas kësaj është shkarkuar Flamur Sefaj që mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe shefi i AKI-së Driton Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat