Presidenti Hashim Thaçi është takuar me senatorin republikan, Marco Rubio me të cilin biseduan për transformimin e Forcës së Sigurisë dhe çështje të tjera.
Në takim është diskutuar edhe për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB, transmeton "Bota sot".
Postimi i plotë:
Edhe me senatorin republikan, Marco Rubio, biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve. HTH.