Ky është ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë

Aktuale

Ky është ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 18:08
Philip Kosnett

Philip Kosnett është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Ai do ta zëvendësojë ambasadorin e deritanishëm Greg Delawie.

Ambasada e SHBA-ve në faqen e saj në internet e ka publikuar një video ku tregon për biografinë e ambasadorit të ri.

Postimi i Ambasadës:

Përshëndetje, unë jam Philip Kosnett.

Para pesëmbëdhjetë viteve kam shërbyer në misionin diplomatik të SHBA-ve në Prishtinë.

Tani kam nderin të kthehem si ambasador për të ndihmuar në forcimin e miqësisë së ngushtë midis dy shteteve tona të mrekullueshme.

Bashkëshortja ime, Alison, dhe unë, presim të eksplorojmë vendin dhe të krijojmë miq të rinj nga të gjitha bashkësitë.

Dëshirojmë të dëgjojmë idetë tuaja lidhur me atë se si Kosova dhe Amerika mund të punojnë së bashku në shumë fusha: biznes, sundim të ligjit, siguri, arsim, dhe më shumë.

Gjatë qëndrimit tonë këtu Alisoni dhe unë po ashtu shpresojmë të diskutojmë për përvojën e të jetuarit në një shoqëri multikulturore, multietnike, dhe diverse nga aspekti fetar – diçka që është e përbashkët për dy vendet tona.

Diversiteti mund të na pasurojë kulturalisht dhe të frymëzojë zgjidhje inovative për problemet nacionale.

Dhe unë besoj se bashkësitë dhe individët duhet që sinqerisht të kenë parasysh të kaluarën e tyre për të ndërtuar një të ardhme të ndritur së bashku.

Askush nuk e kuptoi këtë më mirë së aktivistja amerikane për të drejtat civile, Ida Wells, fjalët e së cilës janë të shënuara në murin e Muzeut Kombëtar të Kulturës dhe Historisë Afrikano-Amerikane në Washington, D.C.:  “Mënyra për të korrigjuar gabimet është duke ndezur dritën e së vërtetës mbi to”.

Shpresoj të shihemi së shpejti! Faleminderit që shikuat.

Faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat