Thaçi përshëndet rezolutën e Parlamentit Evropian

Aktuale

Thaçi përshëndet rezolutën e Parlamentit Evropian

Nga: D.RR Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 18:41
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, ka shkruar se Rezoluta e Parlamentit Evropian, në mbështetje të perspektivës evropiane dhe liberalizimit të vizave, është një tjetër thirrje për shtetet anëtare të BE-së që mos të mbajnë të izoluar edhe më tutje qytetarët e Kosovës.

Ai thotë se çdo vonesë në këtë proces është në kundërshtim me vlerat evropiane, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

Rezoluta e Parlamentit Evropian, në mbështetje të perspektivës evropiane dhe liberalizimit të vizave, është një tjetër thirrje për shtetet anëtare të BE-së që mos të mbajnë të izoluar edhe më tutje qytetarët e Kosovës. E përshëndes këtë rezolutë, përkushtimin dhe mbështetjen e eurodeputetëve. Çdo vonesë në këtë proces është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe kundër dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat