Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit perëndimor WB6.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Pacolli përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se ka arritur në Budvë të Malit të Zi.
Postimi i plotë:
Sapo kam arritur në Budvë të Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit perendimor WB6. Integrimi evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit është tema kryesore e këtij takimi.