Abazi: Thaçi e futi bishtin nën këmbë në Amerikë!

Aktuale

Abazi: Thaçi e futi bishtin nën këmbë në Amerikë!

Nga: N.Sh Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 12:36
Hashim Thaçi, Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka futur bishtin nën këmbë gjatë vizitës në Amerikë.

Kjo përshkak se ai nuk e ka përmendur korrigjimin e kufijve por as bashkëngjitjen e Preshevës dhe Kosovën.

Abazi thekson se Thaçi e ka kuptuar se Amerika nuk është për shkëmbim territoresh dhe shkëmbim të popullësisë, si dhe ajo nuk shkel mbi Kushtetutën, e cila është e shenjt.

Më poshtë ua sjellim reagimin e Haki Abazit:

Vizita ne Amerike ka bere qe Thaçi ta fus "bishtin nen këmbë". Ai nuk ka përmendur korrigjimin e kufijve e as edhe mashtrimin e madhe për bashkëngjitjen e Luginës se Preshevës me Kosovës. Thaçi e ka kuptuar mire qe Amerika nuk është për shtete monetnike dhe as per shkëmbim territoresh dhe shkëmbim te popullatës. Ai me ne fund por duket se ka kuptuar se ai nuk ka mandat kushtetutës dhe se Amerika nuk shkel mbi kushtetutën. Kushtetuta është e shenjte.

Atij i është thënë qarte se per çfarëdo marrëveshje duhet qe përfaqësuesit e popullit, parlamenti i Kosovës duhet mbështetur marrëveshjet. Gjithashtu marrëveshja e Serbisë me Kosovën nuk mund te përdoret qe Republika Srpsak te ndahet dhe te shkatërrojë Bosnje Hercegovinen qe është qëllimi i Serbisë me dekada qe nga lufta e pare botërore dhe qe per 20 vite ka shkëputur komunikimin e Kosovës me Bosnje Hercegovinën dhe ka pastruar e ka lene te pa zhvilluar rajonin e Sanxhakut. Poltika e jashtme e Shqipërisë dhe e Kosovës duhe te jete agresive dhe e fokusuar ne avancimine interesave ekonomike te Shqiptareve qe jetojnë në Kosove, Shqipëri, Maqedoni, Mall te Zi ne Lugine te Preshevës dhe Sanxhak e Bosnje dhe diasporën. Orientimi Euroatlantik i Shqiptareve ne rajon ka per qellim paqen, stabilitetin dhe avancimin vlerave demokratike peredimore dhe mbrojtjen e drejtave dhe lirive te njeriut pa dallim dhe paradalimine luftrave qe mund ti kanosen gadishullit ballkanik. Kjo ne asnje mnyre nuk do te thote qe Shqiptaret ne kete faze te historisë do te presin qe nje dite te sulmohen dhe te ballafaqohen me masakra dhe gjenocid. Ate qe kane përjetuar heebrenjet ne luften e dyte botërore kane perjetuar Shqiptaret ne vazhdimësi qe nga perndaori osmane e kendej. Me nuk do te lejohet qe te përsëritet hollokausti Shqiptareve.

Thaçi nuk mund te flet per marrëveshje me Serbinë ne dem te Shqiptareve, ai nuk perfaqeson askend e mes e paku interesin e Shqiptareve. Ai per qelimet e tij te semura ka vonuar nënshkrimin e marrëveshjes se Rambujese kur po vdisnin me mijëra njerëz dhe po largoheshin me dhune me qindra mijera. Ai lejoi te ndaje Kosovën veriore dhe vonoi shpalljen e pavarësisë duke luajtur lojne e dreqit per me shume se 10 vite para shaplljes, dhe tani desht ta ndaje duke e dhuruar veriun e Kosoves.

Amerika, Gjermania dhe Britania e Madhe nuk kane ndryshuar mendimin asnjëherë. Shteti Kosovës ka përkrahjen e tyre dhe do ta kete pavaresisht eksperimentimeve te Thaçit dhe bashkëmendimtarëve te tij.

Amerika, Gejrmani adhe Britania e madhe nuk jane kundër Serbisë por e kkane te qarte qe Serbia dhe populli i saje duhet t ebeje zgjedhjen nese duan te jene Evropian me rregullat e lojes apo te luajne Russian Rullet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat