“Babadimri nuk ekziston”, kërkohet dorëheqja e Agim Bahtirit

Aktuale

“Babadimri nuk ekziston”, kërkohet dorëheqja e Agim Bahtirit

Nga: A.Zh Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:32
Agim Bahtiri

Drejtori ekzkutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj, ka kritikuar mbledhjen e thirrur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Miftaraj e ka quajtur të mjerë qeverisjen e Mitrovicës, duke u thënë qytetarëve se “babadimri nuk ekziston”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, dhurata më e mirë për Mitrovicën, do të ishte dorëheqja e kryetarit të saj, Agim Bahtirit.

Postimi i plotë i Miftarajt:

O njerez babadimri nuk ekziston.

Mjerim ku ka ra qyteti i Mitrovices, kush e qeveris e kush merr vendime ne emer qytetareve te ketij qyteti!

Dhurata me e mire per Mitrovicen, ish kane me jep doreheqje edhe ky Kryetari i pjeses jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat