Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj thotë se zgjedhjet nacionale në Kosovë do të duhet të ndodhni dje.
Sipas tij, çdo shtyrje e zgjedhjeve e vazhdon sagën nëpër të cilën po kalon vendi.
Ai shton se, kjo Qeveri është e papërgjegjshme, e cila mbahet peng nga Lista Serbe dhe nga presidenti Hashim Thaçi.
Gecaj thotë se këta po e kontrollojnë Qeverinë.
“Zgjedhje do të duhej të ndodhnin dje. Çdo shtyrje e zgjedhjeve veç sa e vazhdon sagën nëpër të cilën po kalon vendi ynë, me një Qeveri plotësisht të papërgjegjshme, e cila po mbahet peng si nga Lista Serbe ashtu edhe nga Presidenti i vendit, të cilët kontrollojnë plotësisht fatin e Qeverisë”, thotë Gecaj për gazetën “Bota sot”.