Mustafa i reagon AKP-së: A nuk patët kandidat tjetër përpos sekretarit organizativ të AAK-së për drejtor menaxhues?

Aktuale

Mustafa i reagon AKP-së: A nuk patët kandidat tjetër përpos sekretarit organizativ të AAK-së për drejtor menaxhues?

Nga: G.B Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ndaj AKP-së, për zgjedhjen e drejtorit menaxhues, ish zyrtarin e AAK-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se kur në tetor kishte reaguar për shkarkimin e ish drejtorit të AKP-së dhe dorëheqjen e Kryetarit të Bordit, AKP i kishte thënë se nuk është agjenci qeveritare e as politike por institucion i Kuvendit, përcjell Bota sot.

Ai i ka pyetur anëtarët e bordir se a nuk patën kandidat tjerë përpos sekretarit organizativ të AAK-së për drejtor menaxhues.

E po ashtu ka pyetur dhe Kuvendin se pse i lejon agjencitë që të politizohen dhe të kapen nga interesa partiake.

Postimi i tij i plotë:

Bordi i Drejtorëve të AKP-së zgjodhi për drejtor menaxhues të Agjencisë së Privatizimit, sekretarin organizativ të AAK-së. 
Kur në fund të muajit tetor reagova për shkarkimin e ish drejtorit të AKP-së dhe dorëheqjen e Kryetarit të Bordit, me një prononcim të gjatë Bordi i Drejtorëve të AKP-së, më 30 tetor 2018, më reagoi ashpër duke më mbajtur shumë ligjërata, ndër të tjera se “pra, AKP nuk është agjenci qeveritare dhe as politike, por është institucion i Kuvendit, mbikëqyret nga Kuvendi dhe i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Mirë shumë!
Tani unë i pyes anëtarët e Bordit, a nuk patët kandidat tjetër përveç sekretarit organizativ në AAK-së për drejtor menaxhues. A u detyruan, juve “të institucionit të pavarur" ta shkarkoni drejtorin e mëparshëm pak pa i kaluar mandate, për ta zgjedhur ish zyrtarin e AAK-së?? A e ndjeni edhe më tutje veten se jeni të pavarur si institucion apo jeni strukë nga frika se edhe juve ua vejnë ndonjë taksë.
Pyes edhe Kuvendin, pse po lejon që agjencitë e saj të politizohen dhe të kapen nga interesa të drejtpërdrejta partiake?
Veprimet e tilla konsideroj se janë të dëmshme, ato bëhen për interesa klienteliste të Qeverisë dhe AAK-së, çmimin e të cilave e paguan shteti i Kosovës dhe qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat