Haradinaj priti në takim Ekipin Global te Lutjeve të Mëngjesit të Jerusalemit

Aktuale

Haradinaj priti në takim Ekipin Global te Lutjeve të Mëngjesit të Jerusalemit

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:20
Ramush Haradinaj ka pritur sot një delegacion të Ekipit Global për Lutjet e Mëngjesit të Jerusalemit.

Ramush Haradinaj ka pritur sot një delegacion të Ekipit Global për Lutjet e Mëngjesit të Jerusalemit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot një delegacion të Ekipit Global për Lutjet e Mëngjesit të Jerusalemit të kryesuar nga Michele Bachman, ish-kongresistja e SHBA-ve nga Minesota, bashkë-kryesuese e Mëngjesit të Lutjeve të Jerusalemit, e cila shoqërohej nga Albert Veksler, Kyle Lance Martin, aktivistë të kësaj iniciative.

Në takim kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar relacionet e mira të popullit të Kosovës me popullin izraelit që kanë një histori dhe të kaluar pozitive. “Ne jemi të interesuar që të identifikojmë të gjitha mënyrat e zhvillimit dhe kultivimit të raporteve të mira me Izraelin, duke shfrytëzuar edhe ngjarje siç është Mëngjesi i Lutjeve të Jerusalemit”, tha kryeministri Haradinaj. 

Kryeministri ka theksuar se raportet tona duhet të rezultojnë me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm nga të dyja vendet.

Përfaqësuesit e delegacionit të Ekipit Global të Lutjeve të Mëngjesit të Jerusalemit kanë thënë se bashkëpunimi dhe puna e përbashkët për paqen do të prodhojë historinë e mirë për brezat që do të vijnë. Për këtë duhet angazhim i të gjithëve dhe konsiderojnë se Jerusalemi është një nga vendet e duhura nga duhet të nisë mesazhi i paqes për gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat