Zvicra jep lajmin e mirë për pensionistët nga Kosova

Aktuale

Zvicra jep lajmin e mirë për pensionistët nga Kosova

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:40
Flamuri i Zvicrës

Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka bërë thirrje Parlamentit të Kosovës për të miratuar një buxhet për personat me aftësi të veçanta të komunitetit pakicë në Kosovë.

Përmes një njoftimi të ambasadës zvicerane thuhet se bënë thirrje institucioneve publike në nivel lokal dhe qendror për të flokuar burime financiare për punën e tyre.

“Ambasada e Zvicrës përshëndet miratimin e fundit të Udhëzimit Administrativ 17/2018 për Themelimin dhe Funksionimin e Qendrave të Mësimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e cila i thërret institucionet publike në nivel lokal dhe qendror për të alokuar burime financiare për punën e tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Zvicra, përmes projektit të Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran për Përfshirjen Sociale, ka mbështetur financiarisht krijimin dhe funksionimin e qendrave pas shkollës për një numër vitesh. Këto qendra janë treguar shumë mbështetëse për fëmijët vulnerabël dhe kanë treguar rezultate të mira. Fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë përbëjnë numrin më të madh të ndjekësve të këtyre qendrave”, thuhet në njoftim

Ndër tjera ambasada e zvicerane ka vlerësuar se komuniteti rom, ashakli dhe egjiptain janë ende të margjinalizuar në shoqërinë e Kosovës.

“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë ende komunitete të margjinalizuara në shoqërinë kosovare. Strategjia për Përfshirjen e Romëve dhe Ashkalinjve 2017-2021 është në vend, por Qeveria e Kosovës duhet të investojë më shumë në edukimin e këtyre komuniteteve për të ndihmuar integrimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

“Prandaj, Ambasadori i Zvicrës Z. Jean-Hubert Lebet inkurajon parlamentin që të shqyrtojë dhe të miratojë një linjë buxhetore në vitin 2019 për mbështetjen e kësaj kategorie”, ka përfunduar njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat