Thaçi pas takimit me Bushin: Të gjithëve na kujtohet deklarata ‘mjaft është mjaft, Kosova duhet të pavarësohet’

Aktuale

Thaçi pas takimit me Bushin: Të gjithëve na kujtohet deklarata ‘mjaft është mjaft, Kosova duhet të pavarësohet’

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 18:51
Hashim Thaçi dhe George W. Bush

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimin e djeshëm që kishte me ish-Presidentin amerikan, George Ë. Bush gjatë qëndrimit të tij në Dallas.

Presidenti Thaçi ka theksuar se ish-Presidenti amerikan Bush ka qenë dhe është një ndër mbështetësit më të mëdhenjë të shtetit të Kosovës. Ai ka kujtuar deklaratat e Bush-it gjatë vitit 2007, ku ka thënë se vendosmëria e tij ndaj pavarësisë së Kosovës kanë qenë të qarta.

“Të gjithëve na kujtohen deklaratat e Presidentit Bush në vitin 2007, kur ende kishte hezitim për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe presidenti Bush kishte thënë se ishte koha e duhur që Kosova të pavarësohej pasi që ‘mjaft është mjaft’”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se presidenti Bush vazhdon ta përcjell nga afër situatën e Kosovës dhe vazhdon të na japë mbështetje të plotë edhe në procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat