"Në krye të qytetit më të ndjeshëm është një palaço si Agim Bahtiri"

Aktuale

"Në krye të qytetit më të ndjeshëm është një palaço si Agim Bahtiri"

Nga: N.H Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 19:53
Agim Bahtiri

Drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi përmes një postimi në Facebook e ka komentuar idenë e krytarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Sipas tij, ky vend, prej një fushëbeteje është shndërru në cirk nga viktima të një regjimi shtypës.

Demi me tej thekson se në krye të qytetit më të ndjeshëm është një palaço si Agim Bahtiri.

Ja postimi i tij i plotë:

Ky vend, prej një fushëbeteje është shndërru në cirk. Nga viktima të një regjimi shtypës, jemi shndërru në kafshë cirku të një klase palaçosh.

Në një fazë të ndjeshme për vendin, në krye të qytetit më të ndjeshëm është një palaço si Agim Bahtiri. Lufta e sotit e Ramush Haradinajt është pushtimi i ndërmarrjeve publike si Posta e Privatizimi. Deputetët më shpesh paraqiten në gjykata se sa në Kuvend. Politika e jashtme ma mirë me u riemërtu në Ministria e 'Gazit të Botës'.

E qytetarët janë lodhë prej këtyre palaçove, aq sa mbi 200 mijë persona kanë kërku azil në vendet e BE. Kjo është me votu me këmbë - 'me ja therr' prej këtij vendi. Nëse azilkëkuesit do të votonin për një parti, ajo do të dilte partia e parë në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat