Çka “po zihet”, drejtori i Shpend Ahmetit në drekë me Sami Lushtakun

Aktuale

Çka “po zihet”, drejtori i Shpend Ahmetit në drekë me Sami Lushtakun

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 20:52
Shpend Ahmeti dhe Genc Bashota

Partia Socialdemokrate vazhdimisht e akuzon PDK-në për qeverisje të keqe dhe gabime të shumta politike.

Por, një nga drejtorët e Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota ka ndarë një “hall” me një nga njerëzit më të rëndësishëm të PDK-së, Sami Lushtakun.

Media ka ndjekur nga distanca këtë drekë mes Bashotës e Lushtakut në një nga restorantet e njohura të kryeqytetit.

Duke përfunduar ky takim enigmatik, pjesë e ngjarjes u bë edhe deputeti Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut.

Genc Bashota është drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm dhe mbase pas këtij takimi mund të ketë planifikime të reja strategjike!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat