Limaj tregon se a është gati të arrihet një marrëveshje me PSD-në dhe Alternativën

Aktuale

Limaj tregon se a është gati të arrihet një marrëveshje me PSD-në dhe Alternativën

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 23:08
Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me PSD-në dhe Alternativën.

Ai në një intervistë ka treguar se janë duke biseduar me në mënyrë intensive me këto dy parti politike, dhe ka shtuar se beson që do të kenë rezultate pozitive.

“Me të thanë të drejtën, në bisedime kemi qenë edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dorën në zemër, përveç me vështirësitë që kemi pasur me VV-në (Vetëvendosjen), të ndërtojmë komunikimin për t’u ulë e për të bisedu, me të tjerët kemi biseduar me të gjithë.

E mira çka ka ndodhë në Kosovë është se të gjitha partitë politike janë për dialog, edhe Vetëvendosja. Po duhet me përmend me emër për faktin e këtij qëndrimi që ka pas më herët, pra kanë qenë qëndrime që i ka pas mohuese, ka një qëndrim shumë më të avancuar tani.

Edhe kemi filluar takime e konsultime me të gjitha grupet. Ajo që unë e kam parë, deri më tani vonesat janë shkaku se ka shumë kalkulime partiake, elektorale, ka edhe shumë mosbesim nga e kaluara.

A është gati një marrëveshje me PSD-në dhe Alternativën?

Jemi duke biseduar në mënyrë intensive, unë besoj që do të kemi rezultate pozitive.

Unë me kënaqësi çdo angazhimi, pjese opozitës kjo është ajo që do të doja ta kishim. Nuk është nën padronin e askujt çështja e Kosovës. Me kënaqësi përkrah do ta ndihmoj, dhe do të kisha ndihmën e një kolegu nga opozita. Bashkë, sepse jemi duke fol për një çështje me shumë rëndësi, për vendin tonë. Edhe me shumë kënaqësi do të bashkëpunoja me një bashkë drejtues nga opozita, me kolegë të tjerë të delegacionit, nga shoqëria civile, jo vetëm nga politika, me intelektual, me ekspert të këtij vendi, për të gjithë kemi nevojë. Nëse iu kujtohet s’kam asnjë telashe, përkundrazi do të ishte kënaqësi e imja që ne ta marrim mandatin në parlament dhe së bashku të kemi delegacionin shtetëror i cili është i gatshëm.” – ka thënë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat