Aliu: Nuk u besojmë fjalëve të Haradinajt kundër Thaçit

Aktuale

Aliu: Nuk u besojmë fjalëve të Haradinajt kundër Thaçit

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 23:40
Liburn Aliu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka folur për raportet mes Presidentit Hashim Thaçi e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se nuk i beson fjalëve të Haradinjat për Thaçin, kur është fjala për ndryshim të kufijve.

Aliu ka thënë se është Vetëvendosje ajo që nuk u beson fjalëve të kryeministrit kundër presidentit. Ai ka përmendur rastine  demarkacionit me Malin e Zi, rast ky sipas Aliut në të cilin Haradinaj ka mashtruar.

“ Vetëvendosje nuk i beson deklaratave të Ramush Haradinajt Kur mashtrohesh një herë nga i njëjti person e ke të vështirë t’i besosh masnej”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se nuk i besojnë shumë edhe vendimit që ka marrë qeveria kundër Serbisë për masën 100 për qind.

Aliu ka thënë se AAK ka hezituar të votojë edhe rezolutën kundër Thaçit.

“Kanë hezitu dhe refuzu për një rezolutë kundër Thaçit. Njëjtë si PSD’ja si AAK’ja janë njësoj në deklarata por për veprime hezitojnë”, tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat